“Kapin kokën, bërtasin, qeshin, na bën horë me ndërkombëtarët”, Abdixhiku kritikon diplomacinë e Qeverisë 

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar kritika ndaj MPJD-së dhe diplomacisë kosovare të udhëhequr nga Donika Gërvalla. Ai ka thënë se sjelljet e diplomatëve lënë shumë për të dëshiruar

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka drejtuar kritika ndaj diplomacisë së Qeverisë kosovare.

Abdixhiku ka thënë se në relacione ndërkombëtare, ministria që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, Ministria e Punëve të Jashtme, është duke “na bërë horë”.

“…Jemi duke u bërë horë në relacione ndërkombëtare, në tavolina ndërkombëtare nga Ministria e Punëve të Jashtme… Ne jemi anëtar i Partive Popullore Evropiane, na informojnë, na japin bindjet. Nuk ka ndodhë as pas luftës të kemi kësi përfaqësime. Kapin kokën, gjestet të llojllojshme, bërtitma, sjellje të kota, tekste refuzuese që bën Kosovën me u dokë një vend primitiv”, ka thënë Abdixhiku.

Ai më tej ka thënë se Gërvalla dhe diplomatët janë ”një” me Kurtin dhe qeverinë sa i përket këtyre sjelljeve.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika