Kasolli: Lëvizja Vetëvendosje ka braktisur qëllimet e saj fillestare

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli ka deklaruar se LVV-ja ka "braktisur qëllimet fillestare" duke ndryshuar orientimin e saj politik

Ish-deputeti Afrim Kasolli, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ndryshimet që ka kaluar gjatë viteve, duke theksuar se ka një distancë të madhe midis dokumenteve themeltare të partisë dhe fjalimeve të liderit Albin Kurti në Këshillin e Përgjithshëm.

Kasolli ka theksuar se, edhe pse LVV-ja ka argumentuar pjesëmarrjen në zgjedhje në vitin 2010 duke thënë se do të shtonte vetëm strategjinë dhe mjetet e saj, ai ka potencuar se tashmë ka një braktisje të qëllimeve fillestare të lëvizjes.

“Ndryshimet që kanë ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje, që tash në baza ditore nuk mund të vërehen por nëse bëhet një krahasim ndërmjet dokumenteve themeltare të saj, duke filluar prej manifestit programit të parë të saj politike dhe nëse i krahasojmë vetëm me fjalimet që sot i mban Kurti në këshillin e përgjithshëm vërehet distanca e madhe, dhe ka një braktisje të atyre qëllimeve fillestare pavarësisht faktit që LVV-ja kishte arsyetuar pjesëmarrjen në zgjedhje në vitin 2010 se nuk do t’i braktisë qëllimet por vetëm do të ia shtoj strategjinë edhe mjetet rrugëtimit të saj  politik”, ka deklaruar Kasolli në Debat Analizë.

“Sa mund të ruhen qëllimet kur ndërrohen edhe mjetet?”, ka pyetur tutje ai.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika