Kastrati: Besoj se s`do të kemi kurrë kryeministër më anti amerikan se Kurti

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka kërkuar që opozita ta mbështes atë

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka kërkuar që opozita ta mbështes atë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se secili kryeministër i Kosovës që con ujë në mullitin e Rusisë do të jetë vetëm.

Sipas tij, Kosova kurrë nuk do të ketë kryeministër me anti-amerikan.

“Jo vetëm Kurti, por cilido kryeministër që çon ujë në mulli të Rusisë (siç po bën Kurti) gjithmonë ka me qenë vet. Çdo kryeministër që del kundër SHBA-së (sponsorit kryesor të shtetit tonë ) gjithmonë ka me qenë i vetëm. Shyqyr që s`kemi pas e besoj nuk do të kemi as në të ardhmen kryeministër më anti amerikan se Kurti.
Pa amerikanët që thotë një fjalë „as qeni nuk na han“ e me Kurtin po shihet që çdo ditë jemi më larg orbitës euro-atlantike dhe më afër asaj lindore”, ka thënë ndër të tjera Deputeti Kastrati.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika