Kastrati: Deputeti Muja po përpiqet të bllokojë hetimin e aferave korruptive në MASHT

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përmes deputetit Armend Muja po tenton të hedhë hi syve të opinionit për punën e Komisionit Hetimor për Tekste Shkollore

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati dhe deputeti i VV-së, Armend Muja.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Armend Muja, për përpjekjet e tij për të bllokuar punën e Komisionit Hetimor për Tekstet Shkollore.

Sipas Kastratit, Muja është përfshirë në këtë çështje për të hedhur hi syve opinionit publik dhe për të mbuluar aferat e tij të mëparshme me Prokurorinë Speciale.

Kastrati ka thënë se Muja po përpiqet të bllokojë hetimin e aferave korruptive në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të udhëhequr nga Arbërie Nagavci.

“Armend Muja e ka marrë bajrakun e po mundohet me i hedh hi syve opinionit për Komisionin Hetimor për Tekstet Shkollore. Pse bash ky? Mendoj për shkak se Muja ka përvojë me akuzat që Prokuroria Speciale i ka bërë ndaj tij në të kaluarën. Sipas raportimeve mediatike, Armend Muja kurrë nuk është shpall i pafajshëm, por Gjykata Themelore kishte marrë vendim të parashkrimit absolut (vjetërsimit) të lëndës, pasi kjo ishte arritur në bazë të Kodit Penal”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Kastrati ka bërë thirrje që Komisioni Hetimor të vazhdojë punën e tij dhe pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria Speciale të ndërhyjë për të trajtuar çështjet ligjore që do të dalin nga hetimet.

“Ky është Armend Muja që po mundohet të bllokojë hetimin e aferave korruptive në MASHT-in e Nagavcit. Po ju fryn fllad nga hetimet e mundshme të Prokurorisë Speciale dhe po mundohen me blloku kundërligjshëm punën e Komisionit Hetimor dhe vendimet e Kuvendit. Armend, riktheje ankthin e shijes së pizes ne burg e tregoju Nagavcit dhe të tjerëve sa e trisht është ajo përvojë. Në shtator, Komisioni Legjitim i zgjedhur nga kuvendi vazhdon punën dhe pas përmbylljes aty duhet me pas punë Prokuroria Speciale”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika