Kastrati: Ky pushtet kriminelësh edhe këtë shtator vendosi ta vazhdojë dhunën ndaj nxënësve e prindërve

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, pas vendimit të MAShT-it që do t’ua transferojë paratë prindërve edhe sivjet, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, ka thënë se ky pushtet “kriminelësh e banditësh të korruptuar vendosi sot ta vazhdojë dhunën psiqike e fizike ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë shtator”.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka thënë se Prokuroria Speciale duhet ta hetojë Nagavcin për tekstet.

Sipas Kastratit, prindërit e nxënësit do të “dhunohen në radhët e gjata para librarive në temperatura të larta për shkak të tekave e agjendave personale të Nagavcit”.

“Ky pushtet kriminelësh e banditësh të korruptuar vendosi sot ta vazhdojë dhunën psiqike e fizike ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë Shtator. Prindërit e nxënësit do të dhunohen në radhët e gjata para librarive në temperatura të larta për shkak të tekave e agjendave personale të Nagavcit. Ne si Komision Hetimor do ta vazhdojmë punën në shtator. Prokuroria Speciale duhet ta hetojë Nagavcin për tekstet”, ka shkruar Kastrati.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika