Kastrati nga IHK: Ne kemi informuar me kohë për vërshimet që mund të ndodhin, qendrat regjionale ndërmarrin masat

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur në emisionin Five në RTV Dukagjini rreth paralajmërimeve për vërshime në ditët e ardhshme. Ai ka thënë se kanë informuar me kohë institucionet dhe komunat që të ndërmarrin masat e duhura, pasi sipas tij pritet që vërshimet që shkaktojnë vështirësi të shumta

Bashkim Kastrati

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur në emisionin Five në RTV Dukagjini lidhur me paralajmërimet që gjatë kësaj jave pritet të ketë vërshime në disa komuna të vendit, përkatësisht ato të rajonit të Dukagjinit.

Ai ka thënë se IHK ka bërë veprimin më të rëndësishëm, që sipas tyre është njoftimi me kohë i institucioneve dhe komunave për një gjë të tillë.

Ndërsa, ka shtuar se agjensioni i emergjencave të Kosovës dhe qendrat regjionale të Kosovës në vazhdim mund të marrin masat mbrojtëse.

“Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me agjensionin e emergjencave të Kosovës e cila pastaj përmes sistemeve të veta imponuese i informon qendrat regjionale të Kosovës. Pastaj, ato ndërmarrin masa në nivel të komunave për mirëmbajtjen dhe masa tjera në mirëmbajtje të lumenjëve. Ekziston një mori e masave por e para dhe më e rëndësishmja e konsiderojmë që është informimi me kohë dhe i mëhershmë i institucioneve përgjegjëse dhe nivelit komunal, natyrisht edhe banorëve të këtyre zonave të cilat do të përfshihen në territoret që kemi dhënë informacionin”, ka deklaruar Kastrati.

Ndërsa, ka bërë të ditur se këto vërshime të paralajmëruar mund të shkaktojnë probleme në sistemet e ujësjellësve, kanalizime, qarkullim rrugor dhe vështirësi të tjera

“Ne kemi njoftuar institucionet relevante, komunat dhe qytetarët që gjatë këtyre ditëve pritet që të ketë sasi me intensitet më të lartë të rreshjeve, të cilat mund të paraqësin vërshime të shpejta, dhe probleme në sistemet e ujësjellësve, kanalizimeve dhe vështirësi tjera”, ka thënë Kastrati.

I pyetur se a do të ketë ndryshim të motit, ai ka thënë se pritet që në javët në vijim të futemi në stinën e dimrit.

“ Nuk është normale por as e pazakont, që temperaturat janë të larta në këtë kohë. Ne shpresojmë që gjatë ditëve dhe javëve në vijim do të futemi në të vërtetë në stinën e dimrit, por nuk duhet harruar se efekti i ndryshimeve klimatike është i padiskutueshëm dhe i pakontestueshëm dhe ato vërehen çdo ditë e më tepër në ndryshime temperaturash, rreshje më të mëdha”, ka vijuar Kastrati.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika