Kastrati për Dejona Mihalin: Shkalla e parafundit e aferave milionëshe, pastaj vjen kryehajni 

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar ndaj intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatore për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje, nga Prokuroria Speciale. Kastrati e akuzoi Mihalin për përfshirje në “aferat milionëshe” të LVV-së

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas intervistimit të koordinatores për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Dejona Mihali, nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Mihali u intervistua në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.

Sipas tij, Mihali është nëntoka e Vetëvendosjes dhe “shkalla e parafundit e aferave milionëshe”, e, që sipas tij, pastaj vjen kryeministri Albin Kurti, në krye të këtyre “aferave”.

“Dikush që ka qenë me Albin Kurtin sot po më tregon që Kurti ja ka nis me pi raki prej sabahit nga sikleti. Prokuroria ja ka pre këmbët sot, se ky është koka e Mihajli këmbët e pushtetit të hajnave! Po më thonë që në shtabin e VV-së ka ra zymtia e madhe, kështu që me hjek vëmendjen nga Mihajli këto ditë kanë me prodhu ndonjë temë në Veri (dhe jo vetëm)!

FLLAD, FLLAD me axhin! HAJNAT N” BURG, apo?”, ka shkruar Kastrati në Facebook, teksa ka publikuar edhe një video.

“Sot prokuroria intervistoi kapon, nëntokën e Vetëvendosjes. Vetë strukturën paralele të këtij shtetit. Pra Dejona Mihalin”, ka thënë Kastrati.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika