Kastrati: Për një orë, ka pasur reshje sa gjatë gjithë muajit qeshor

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë që brenda një intervali kohor 1 orë e 9 minuta, ka pasur reshje sa ka pasur gjatë muajit qershor vikendin e kaluar ku qyteti i Pejës pësoi me dëme materiale dhe humbje jetësh

Bashkim Kastrati, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHK), në emisionin “Rreth e Rrotull”në RTV Dukagjini, ka thënë se që nga ora 19:35 deri në orën 20:44 (1 orë e 9 minuta) ka pasur 54 milimetra reshje, ose 54 litra për metër katror në natën kur në qytetin e Pejës pat vërshime nga ku pati edhe humbje jetësh.

Sipas Kastratit nga ky numër i madh i reshjeve ka qenë e pamundur shmangia e përmbytjeve siç ndodhën ato në Pejë.

“Intensiteti ka qenë i lartë, fatmirësisht nuk është përfshirë territor më i madh pra, ka qenë një re konvektive, të cilën ne e quajmë në meteorologji dhe ka bërë një shkarkim apo një zmbrapsje enorme të sasisë të madhe të ujit për një periudhë të shkurtë kohore”, është shprehur Kastrati.

Tutje Kastrati gjithashtu thekson se këtij instituti i mungon një radar meteorologjik, e një të tillë e ka vetëm aeroporti i Prishtinës, i cili e përdorë atë për nevojat e veta të shërbimit të navigacionit ajror.

Kurse profesor Zeqir Veselaj në emisionin “Rreth e Rrotull” është shprehur se ndryshimet klimatike që po ndodhin kanë prekur globin, Evropën dhe rajonin. Ai thotë se gjithsecili prej nesh kemi nisur pranverën dhe fillimverën duke thënë që këso kohe nuk mbajë mend kurrë.

Veselaj në diskutim e sipër thotë që faktor i vërshimeve është edhe abuzimi me shtretërit e lumenjve.

“Këto ndryshime klimatike, këtë abuzim që po i bëjnë në Kosovën tonë, sidomos shtretërve të lumenjve do të thotë që jemi duke e shkaktuar ne si qytetarë”, ka thënë Veselaj.

Zeqir Veselaj, Profesor

Ai gjithashtu thotë që fajin e kanë operatorët ekonomik që po e shfrytëzojnë rërën dhe po i dëmtojnë shtretërit e lumenjve.

Si shkak i reshjeve të mëdha, Peja në vikend u përmbys, ku u shkaktuan dëme të mëdha. Gjithashtu, vërshimet në Pejë nuk u larguan pa pasoja, ku viktima mbetën një grua me djalin e saj pesë vjeçar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika