Kastrati për Qeverinë Kurti: Kush e quan qeverisje të mirë, i duhet vizitë në QKUK

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë aktuale duke e cilësuar si të dështuar.

Kastrati ka theksuar se qytetarët po përballen me rritje të çmimeve në shumë sektorë, përfshirë rritjen prej 100% të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore me 50%.

Sipas tij, ndërkohë që qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike, qeveria ofron vetëm një rritje minimale të pagave prej 6.80 eurosh.

Përveç kësaj, ai ka theksuar sanksionet prej 300 milionë eurosh nga partnerët ndërkombëtarë, mungesën e njohjeve të reja për Kosovën, dhe izolimin gjithnjë e më të madh të vendit, si nga ShBA-ja, ashtu edhe nga BE-ja.

Sipas Kastratit, këto nuk janë vetëm shenja të një qeverisjeje të dobët, por edhe dëshmi të korrupsionit të thellë, përfshirë aferat milionëshe në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe në rezervat shtetërore.

Ai e përmendi gjithashtu se, ndërkohë që Kosova përballet me këto sfida, Serbia po bën marrëveshje të mëdha ndërkombëtare, duke nënshkruar kontrata miliardëshe me Gjermaninë për litium dhe me Francën për aeroplanë.

Kastrati e mbylli deklaratën e tij me një ironi, duke thënë se cilido që i konsideron këto si suksese të qeverisjes, i nevojitet një vizitë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika