Kastrati: Po ta kishte zënë Serbia Thaçin gjatë luftës, do t’ia bluante kockat – Kurtin e patën në dorë, por e lëshuan

Ardian Kastrati e ka krahasuar VV-në me ish-KGB-në ruse dhe FSB-në e sotme në Rusi të udhëhequr nga Putini

Ardian Kastrati. Foto nga Kosovalive

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka akuzuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti.

Kastrati e ka krahasuar VV-në me ish-KGB-në ruse dhe FSB-në e sotme në Rusi të udhëhequr nga Putini.

“Departmenti i propagandës ( i Deona Mihajlave) në VV funksionon mbi modelin e ish KGB ruse dhe FSB së sotshme të Putinit. Rasti me Nacionalen dhe Periskopin e konfirmojnë këtë”, tha ai.

Tutje, sipas Kastratit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tenton që përmes deklaratave publike të fitojë vota për Kurtin.

“Kur Vuçiçi thotë se me Hashim Thaçin ka qenë i lehtë dialogu, ndërsa me Kurtin vështirë, qëllimi i tij është që deklaratat e tij ti përkthehen në vota për Kurtin. Pra, që Kurti ti fitoj zgjedhjet në Kosovë.

Pse? Sepse Kurti i ka sjell 500 milion euro sanksione Kosovës, ka sjell sanksione për FSK-në nga SHBA, e ka quajtur naiv sekretarin Blinken dhe ka dëmtu marrëdhëniet me SHBA, e ka izolu Kosovën nga aleatët perendimorë, ka zbraz Kosovën nga rinia, ka rrënu ekonominë, ka prish marrëdhëniet ndërshqiptare (me gjithë politikanët në Kosovë, me Edi Ramën në Shqipëri, me Ali Ahmetin në Maqedoni dhe me disa në Preshevë) dhe se në VV-në e tij ka zyrtarë e ministra të lartë që kanë shprehur gatishmeri të dëshmojnë në Hagë kundër UÇK-së”, tha Kastrati.

Kastrati u shpreh se “Po ta kishte zënë Serbia gjatë luftës Hashim Thaçin do të ja bluante kockat me makinë të mishit. Kurtin e patën në dorë por e lëshuan”.

Postimi i plotë:

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika