Kastrati: Synimi i serbëve ishte aneksimi i Kosovës

Kadri Kastrati, gjeneral në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka thënë se synimi i serbëve ishte aneksimi i Kosovës

Kadri Kastrati, gjeneral në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se synimi i serbëve ishte aneksimi i Kosovës.

“Nuk besoj që ka kaluar rreziku sepse ka shumë grupe të armatosura brenda Republikës së Kosovës, ka dhe jashtë. Ata sigurisht do të tentojnë akoma edhe tjera herë që të bëjnë sulme terroriste të tilla, mirëpo synimi i tyre ka qenë aneksimi i Kosovës”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ka thënë se Serbia është duke bërë poteza taktike vetëm për të mashtruar opinionin e vet dhe atë ndërkombëtar.

“Serbia është duke bërë poteza taktike vetëm për të mashtruar opinionin e vet dhe atë ndërkombëtar. Kisha rekumanduar fuqishëm që dhe Ministria e Drejtësisë tek ne dhe Policia përmes EULEX-it të kërkojnë që ai (Radojçiq) të ekstadohet në Kosovë, atëherë drejtësia do të shkonte në vend”, ka thënë tutje Kastrati.

Kastrati është shprehur se manastiret dhe kishat gjithmonë kanë shërbyer për strehimin e terroritëve dhe deponi të armatimit.

“Unë kam qenë që nga viti 1991 pjesëtar i ushtrisë kroate në luftën kundër Serbisë. Fillimi i veprave terroriste dhe kriminale në Serbi pikërisht kanë filluar nga kishat dhe manastiret ortodokse. Që nga viti 1991 e deri më tash, Serbia nuk e ka ndërruar këtë koncept asnjëherë dhe kjo duket që kishat dhe manastiret gjithmonë kanë shërbyer për deponi të armatimit dhe strehim të terroristëve”, ka shtuar ai.

Tutje, Serbia sot e ka arrestuar Milan Radojçiqin i cili ishte udhëheqësi kryesor i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, të cilët po ashtu thonë se janë bastisur banesa dhe lokalet e tjera që janë pronësi e Radojçiqit.

Lexo dhe: Serbia e arreston Milan Radojçiqin

“Më 3 tetor 2023, policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar të mbahet nga policia deri në 48 orë dhe është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal”, thotë MPB-ja e Serbisë.

Ditë më parë Radojçiq e kishte pranuar se ka marrë pjesë në sulmin terrorist në Banjskë, ku ishte sulmuar Policia e Kosovës dhe ishte vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika