Kastrati takon Musliun: Mirë se u ktheve, na presin punë të mëdha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati sot është takuar për të pirë kafe me deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliu të cilën e ka mirëpritur duke i thënë “e fortë si shkëmbi dhe gjithmonë e hareshme”.

Musliu u kthye më 27 mars në Kosovë pasi ishte jashtë vendit dhe i ishte nënshtruar me sukses një operacioni të ndërlikuar në zemër.

“Sot kafe me Ganen. E fortë si shkëmbi dhe natyrisht me ide të forta. Si gjithmonë e hareshme! Mirë se u ktheve Gane. Na presin punë të mëdha”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika