Kastrati thotë se edhe “pak ditë i kanë mbetë” Kurtit t’i “ngjajë” regjimit të Millosheviqit

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se përdorur një gjuhë kundër ShBA-ve që ngjan me atë të regjimit të Millosheviqit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me “përkeqësimin e raporteve” mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka akuzuar Kurtin për përdorimin e një gjuhë që, sipas tij, është në disa nuanca e ngjashme me gjuhën që përdornin serbët gjatë periudhës së Millosheviqit kundër ShBA-së dhe NATO-s.

Kastrati ka shkruar se Kurti po përdor një retorikë që e ka kthyer SHBA-në në armiq, dhe se kjo është e ngjashme me përpjekjet e regjimeve të kaluar për të demonizuar aleatët ndërkombëtarë.

“Albin Kurti përveç që i ka bërë armiq SHBA-të ka arrit për një kohë të shkurtë ta shpërndaj te përkrahësit e vet fanatik gjuhën e cila në disa nuanca ngjan me gjuhën që serbët përdornin kundër SHBA-së e NATO-s; Një ditë do të turpërohen të gjithë ata që kanë votuar këto gjallesa në krye të VV-së, por frikohem që ka me qenë vonë.

1999-Regjimi i Millosheviqit:

‘NATO agresori bombardovali most…..’,

(Përkthimi: Agresori NATO bombardoj urat….) ….pastaj pasonin komentet duke fyer SHBA-në; 2. 2024-Regjimi të Kurtit edhe pak ditë i ka mbet të thotë:

Agresori NATO spo lejon me hap urën…..

….e komentet e militantëve të VV-së kundër SHBA-së tashmë dihen…”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika