Kastriot Imeri ka kaluar në Young Boys

Mesfushori Kastriot Imeri ka kaluar te ekpi zviceran Young Boys, nga ekipi tjetër zviceran Servette

Kastriot Imer

Kastriot Imeri është larguar nga klubi zviceran Servette për të kaluar të një klub tjetër zviceran, Young Boys. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, ku ish-ekipi i tij do të përfitojë 3.5 milionë euro

Drejtori sportiv i YB ka thënë se me Kastriot Imerin sulmi do të jetë edhe më i fuqishëm, dhe ai mund të luajë në pozicione të ndryshme dhe këtë e ka treguar paraqitja e tij te Servette.

Ndërsa, vetë Imeri ka thënë se i pret sfidat me ekipin YB, dhe dëshiron që të ndihmojë ekipin t’i arrijë qëllimet, njofton Blick.

Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë kundër Anderlecht në play-off-in e Konferencës së Ligës (19 gusht), por për ndeshjen e kthimit (25 gusht).

Në sezonin e fundit me Servette, 22-vjeçari tregoi të gjitha cilësitë e tij, duke shënuar 11 gola në 26 ndeshje dhe duke u bërë një nga elementët më tërheqës të Superligës zvicerane.

Postimi i ekipit Young Boys në Facebook, kështu duke e konfirmuar nënshkrimin e Kastriot Imerit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika