Katari synon të zgjasë armëpushimin varësisht nga gatishmëria e Hamasit për lirimin e pengjeve

Katari po fokusohet në zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, por kjo varet nga aftësia e grupit radikal për të vazhduar lirimin e 10 pengjeve në ditë, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Katari

Një burrë palestinez duke ecur në Qytetin e Gazës, më 27 nëntor 2023.

Katari është i fokusuar në zgjatjen e armëpushimit në mes të Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Por, kjo varet nga aftësia e grupit radikal për të vazhduar lirimin e 10 pengjeve në ditë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, në një konferencë për media të martën.

Katari nuk mund të vërtetojë numrin e pengjeve të mbetura në Gazë përtej 20 pengjeve që pritet të lirohen nga Hamasi, të martën dhe të mërkurën, shtoi ai, në kuadër të një zgjatjeje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga vendi i Gjirit, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara.

Katari njoftoi të hënën vonë se 11 pengje izraelite, në mesin e tyre shtetas gjermanë, argjentinas dhe francezë, janë liruar prej Rripit të Gazës nga grupi radikal palestinez.

Përveç tyre, deri tani 58 pengje janë liruar gjatë armëpushimit të tanishëm, përfshirë 39 izraelitë, në këmbim të 117 palestinezëve të liruar nga burgjet izraelite.

Katari, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin, janë ndërmjetësuesit kryesorë në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hamasit.

Të hënën, Izraeli dhe Hamasi u pajtuan për vazhdimin e armëpushimit – i cili do të skadonte më 27 nëntor – për edhe dy ditë të tjera.

Armëpushimi, që nisi të premten në mëngjes, u solli 2.3 milionë palestinezëve pakëz qetësi nga bombardimet e pareshtura izraelite, si pasojë e të cilave janë vrarë mijëra njerëz dhe janë rrafshuar ndërtesat e banimit, ndërsa tri e katërta e popullsisë u detyruan t’i braktisnin shtëpitë e veta.

Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit në Gazë i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit, duke i vrarë së paku 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, shkruan REL.

Izraeli shpalli gjendje lufte menjëherë, duke kryer bombardime disajavore dhe duke e nisur një ofensivë tokësore, si pasojë e të cilave u vranë mbi 14.500 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vrarëve në Gazë ishin gra dhe të mitur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika