Katër deputetë të Kosovës takojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Të hënën e 27 qershorit, ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen si të paraburgosur në Hagë, janë vizituar nga anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione

Vizita e anëtarëve të Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, në Hagë

Anëtarët e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktima të Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, realizuan vizitën në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ku i takuan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputetët Duda Balje, Tinka Kurti, Eliza Hoxha dhe Alban Bajrami, u takuan me të paraburgosurit: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Hysni Gucati, Pjetër Shala dhe Nasim Haradinaj.

“Anëtarët e komisionit panë për së afërmi gjendjen e të paraburgosurve, çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe ecurinë në vazhdim lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit, thuhet se gjendja e mirë shëndetësore është ajo që duhet të ritheksohet, duke mos anashkaluar edhe vendosmërinë dhe fuqinë morale që i karakterizon ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

“Ajo që bie në sy, ishte gjendja e mirë shëndetësore, fuqia morale dhe vendosmëria që i karakterizon ata, për t’ia dalë mbanë në mbrojtje të kauzës së drejtë të luftës së UÇK-së dhe të themeleve të shtetësisë së Republikës së Kosovës”, vijon njoftimi.

Ndryshe, edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të hënën e 27 qershorit, gjatë vizitës së tij në Hagë, është takuar me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen në paraburgim, në Hagë.

I shprehur i befasuar me pozitivitetin e tyre, Arifi shpreson që Gjykata t’i shpall sa më shpejtë të pafajshëm.

“Sapo vizituam këtu vëllezërit tonë të cilët padrejtësisht janë në Hagë dhe për ta theksuar edhe njëherë respektin që e kemi ne në Luginë të Preshevës për udhëheqësitë e UÇK-së, ushtria e cila boshti dhe themeli i Republikës së Kosovës dhe pa të cilën as nuk kemi shtet”, është shprehur Arifi.

Përmes një video-incizimi, i pari i Preshevës i ka cituar disa nga frazat e ish-krerëve gjatë këtij takimi.

“Ne gjendemi në burg, por mendojmë pozitivisht edhe të mirën e gjithë kombit”, “Gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës”, ishin disa nga fjalët që Arifit i janë ngulitur në mendje.

“Konsiderojmë se do të lirohen sa më shpejt dhe atë të në formë të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjet e tyre dhe në familjet e tyre. Deri atëherë shpresojmë që gjykata marrë parasysh kërkesat e shumta, të cilat në mënyrë institucionale janë drejtuar këtu që të mbrohen në liri”.

Ndërkaq, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të dielën e 19 qershorit kishte takuar në Hagë, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë vizitës në Hagë

Kështu kishte bërë të ditur për Portali D, Ilir Kërçeli – shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit.

“Sot kemi përfunduar vizitën edhe tek Thaqi edhe tek Veseli”, kishte thënë Kërçeli.

Kryeparlamentari Konjufca teksa ka qëndruar për vizitë në Hagë, është takuar me disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim.

Gjatë të shtunës së 18 qershorit, Konjufca kishte takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën.

Kryetari i Preshevës pas takimit me Thaçin, Veselin e Krasniqin: Jam i befasuar me pozitivitetin e tyre

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika