Bora që ka filluar gjatë mbrëmjes të së shtunës ka shkaktuar dëme në disa shtylla elektrike në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren.
Kështu ka njoftuar Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS).
KEDS po ashtu ka njoftuar se janë dëmtuar edhe disa përçues elektrikë.
Tutje thuhet se ekipet po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.
“Për shkak të borës që filloi të bie sot herët në mëngjes, e shoqëruar me erëra, janë shkaktuar disa dëme në asetet tona, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë.
Distriktet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni. Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.