Të enjten e 24 nëntorit do të zhvillohen katër ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së parë në grupet e Kampionatit Botëror 2022, që po mbahet në Katar.
Në grupin G, Zvicra do të përballet me Kamerunin, ku do të synojë që të startojë me fitore. Pjesë e ekipit të Zvicrës do të jetë edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Ndeshja pritet të zhvillohet me fillim nga ora 11.
Ndërkaq, në ballafaqimin e dytë të ditës, në grupin H, Uruguai do luajë me Korenë e Jugut me fillim nga ora 14:00.
Krahas dyshes shqiptare, një pjesë të vëmendjes do t’a ketë edhe i shumëpërfoluri, Cristiano Ronaldo.
Ky i fundit u përfol kohëve të fundit për intervistën e tij me Piers Morgan dhe largimin e tij nga United, largim ky i cili u zyrtarizua të martën nga ekipi dhe vet ylli protugez.
Ndeshja Portugalia-Ghana pritet të nisë me fillim nga ora 17:00.
Në ballafaqimin e fundit të ditës, favoriti kryesor Brazili do të synojë fitore ndaj Serbisë, me fillim nga ora 20:00.