Unioni Demokratik Studentor, ka njoftuar që së bashku dhe me 3 organizata tjera Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore, kanë lëshuar komunikatën që i ftojnë student që të marrin pjesë më 2 prill, në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë nga Unioni Demokratik Studentor.
Si brez i ri i Kosovës, jemi rritur me rrëfimet e prindërve tanë për vuajtjet e sakrificat si çmimi më i shtrenjtë për çlirimin e vendit.
Jemi rritur me rrëfimet e familjeve të dëshmorëve, martirëve, të zhdukurve e të dhunuarve të luftës.
Jemi edukuar që ta nderojmë e mos ta harrojmë kurrë sakrificën madhore të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ta nderojmë kontributin e atyre që si studentë filluan organizimin për çlirimin e vendit.
Prandaj ne studentët kundërshtojmë përpjekjet për të ndryshuar historinë e luftës çlirimtare. Në emër të Organizatave Studentore Unioni Demokratik Studentor, Unioni i Studentëve Proeuropian, Opinioni i Pavarur Studentor dhe Paqja Studentore, me 2 prill ftojmë të gjithë studentët që bashkërisht të marshojmë për drejtësi e mbështetje të luftës së pastër të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj. Në ora 14:00 nisemi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojmë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
#LIRIAKAEMËR #UÇK