Katër persona janë gjetur të vdekur herët në mëngjes të enjten në dy rezidenca të veçanta në qytetin e vogël bujqësor të Nebraskës, Laurel, kur policia iu përgjigj njoftimeve për shpërthime dhe zjarre në shtëpi.
Ndërsa, kur policia lokale dhe zjarrfikësit mbërritën në banesën e parë, kanë gjetur viktimën e parë. Pak kohë më vonë, një zjarr i dytë u raportua në një shtëpi disa blloqe më tutje dhe aty u gjetën tre viktima të tjera.
Po ashtu, një zjarr i dytë u raportua në një shtëpi disa blloqe më tutje dhe aty janë gjetur tre viktima të tjera.
“Lojë e keqe dyshohet në këto vdekje,” ka thënë koloneli i Patrullës së Shtetit të Nebraskës në një konferencë shtypi, John Bolduc.
Gjithashtu, ABC News raporton se një i dyshuar në këtë rast është i lirë, dhe që Bolduc ka shtuar se autoritetet shtetërore dhe lokale po “hetojnë skena të shumta krimi” në Laurel, në Nebraskën verilindore.
Autoritetet po punojnë me banorët dhe bizneset vendase për të marrë çdo pamje përkatëse të kamerave të sigurisë si pjesë e hetimit të tyre.
🛑 Breaking:
Report says Police in #Laurel, #Nebraska are responding to an unknown incident involving victims.
Reportedly a series of explosions and the appearance of specialists in chemical protection suits are reported.
More details awaited #USA pic.twitter.com/jWB46TwLqe
— OsintTv📺 (@OsintTv) August 4, 2022