Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën Prishtinë–Pejë, saktësisht në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një automjet ka dalë nga kontrolli.
Përveç dëmeve materiale, nga aksidenti kanë pësuar lëndime trupore katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 13:20 në rrugën Prishtinë–Pejë, në Bresje është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë lëndime kanë marrë katër persona. Njësiti për menaxhim dhe kontroll në autostradë është marrë me rastin dhe qarkullimi është zhvilluar normalisht”, deklaroi Hoxha.
Ai u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të jenë më të kujdesshëm gjatë ngasjes, sidomos kur rrugët janë të lagështa për shkak të reshjeve.