Katër persona, shtetas të Serbisë, janë ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë patrullimit të tyre në pikë kalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Kamenicë, të enjten.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, këta persona e kishin kaluar ilegalisht kufirin.
“Kamenicë/ 18.07.2024 – 21:15. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa të Zvicrës, drejtuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe tre pasagjerë shtetas të Serbisë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar.