Katër persona janë rrahur mes vete në Graçanicë.
Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se deri tek rrahja erdhi si pasojë e mosmarrëveshjes.
Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.