Katër notarë janë plagosur nga sulmet e delfinëve në një plazh në Japoninë qendrore, thonë zyrtarët.
Një burrë, rreth moshës 60 vjeçare, pësoi thyerje të brinjëve dhe kafshime në duar pasi një delfin e përplasi atë disa metra larg plazhit Suishohama në qytetin Mihama, prefektura Fukui, herët në mëngjes këtë të dielë.
Një burrë tjetër, rreth të 40-tave, u kafshua në krah në një incident tjetër në plazh, të njëjtin mëngjes, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën nga delfinët më vonë gjatë ditës.
Prefektura Fukui, ka regjistruar tani gjashtë sulme të tilla këtë vit, sipas policisë lokale atje.
Aty janë vendosur shenja që informojnë notarët të shmangin afrimin ose prekjen e gjitarëve.
Derisa, delfinët zakonisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, armiqësia e tyre ndaj notarëve nuk është e pazakonshme.
Shkencëtarët kanë sugjeruar që delfinët e egër e shohin notin përkrah njerëzve si tepër stresues.
Në Republikën e Irlandës, dy gra u lënduan brenda dhjetë ditëve në vitin 2013 nga i njëjti delfin, njëra prej të cilave pësoi thyerje të brinjës.
Një vit më vonë, pesë notarë u desh të shpëtoheshin në brigjet e Irlandës, kur një delfin i rrethoi në mënyrë agresive.
Përveç armiqësisë ndaj njerëzve, delfinët dihet ndonjëherë se sillen jashtëzakonisht dhunshëm ndaj krijesave të tjera të detit./BBC