Katër persona të vdekur dhe 61 të plagosur në burgun famëkeq të Iranit

Shpërthimi i zjarrit në burgun Evin të Iranit të shtunën ka lënë të vdekur katër persona dhe të plagosur 61 të tjerë. Incidenti ka ndodhur pesë javë pas fillimit të protestave për vdekjen e vajzës 22-vjeçare, e cila ishte arrestuar nga policia e moralit dhe kishte vdekur gjatë kohës sa ishte në paraburgim

Foto ilustrim

Katër të burgosur kanë vdekur dhe 61 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit në burgun Evin të Iranit sipas një agjencie shtetërore iraniane të lajmeve.

Zjarri ka ndodhur pas disa javë protestash antiqeveritare në të gjithë Iranin.

Protestat kanë nisur fillimisht muajin e kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares kurde iraniane, Mahsa Amini, në paraburgim nga policia, për të cilën zyrtarët kanë thënë se ka vdekur nga një atak në zemër, por familja e saj e ka kundërshtuar këtë duke thënë se ajo ishte rrahur nga policia e moralit.

Ndërkaq media shtetërore ka raportuar se ngjarjet në burgun Evin nuk janë të lidhura me protestat në vazhdim, duke fajësuar një zyrtar “elementë kriminalë” për zjarrin.

Por disa gazetarë në mediat sociale kanë akuzuar autoritetet se “i vunë flakën burgut qëllimisht” pasi një i burgosur politik i profilit të lartë u ishte dërguar në shtëpi përpara se të ndodhte shpërthimi, raporton BBC.

Burgu është kritikuar prej kohësh nga grupet perëndimore të të drejtave. “Human Rights Watch” ka akuzuar autoritetet në burg për përdorimin e kërcënimeve me torturë dhe burgim të pacaktuar, si dhe marrjen në pyetje të gjata dhe mohimin e kujdesit mjekësor për të burgosurit.

Zjarr në burgun iranian, dëgjohen të shtëna armësh

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika