Katër persona u vranë nga të shtënat në Tulsa, Oklahoma

Të paktën katër përsona mbetën të vrarë të mërkurën e 1 qershorit, nga të shtënat në një kampus spitali në Tulsa, Oklahoma

Personeli i urgjencës i përgjigjet të shtënave më 1 qershor 2022 në Tulsa, CNN.

Policia ka bërë të ditur në një konferencë shtypi, se të paktën 4 persona mbetën të vrarë nga të shtënat e së mërkurës në një kampus spitali.

I dyshuari për vrasje është gjithashtu i vdekur, sipas policisë. Autoritetet besojnë se plaga me armë zjarri ishte vetëshkaktuar nga sulmuesi, ka thënë zëvendësshefi i Departamentit të Policisë në Tulsa, Eric Dalgleish.

Sipas kapitenit të policisë, Richard Meulenberg, disa të tjerë mbetën të plagosur por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sulmi ndodhi në ndërtësën mjekësore Natalie, në një ndërtesë të zyrës së mjekëve në kampusin e spitalit St. Francis pak pas orës 16:50, ka bërë të ditur shefi i Departamentit, Dalgleish.

Oficerët shkuan në vendin e ngjarjes pas pak minutash nga rasti i ndodhur, kur arritën kishin dëgjuar të shtëna brenda ndërtesës.

“Skena është mjaft e kufizuar në një pjesë të atij kati, në katin e dytë,” tha Dalgleish. Të paktën një pjesë e skenës ishte në një zyrë ortopedike në atë kat, sipas Dalgleish.

Shefi i Departamentit ka thënë se asnjë oficer nuk u lëndua, raporton CNN.

Të pranishmit që ishin dëshmitarë u morën në pyetje, një dëshmitar u gjet i mbyllur në dollap.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarin janë gati që ta identifikojnë i cili thuhet se kishted me vete një pushkë dhe një pistoletë. “Duket se të dyja armët, në një moment apo në një tjetër janë shkrepur”, tha zëvendësshefi.

“Është një ngjarje tmerrësisht tragjike,” tha Meulenberg. “Unë jam shumë, shumë krenar për oficerët që arritën atje aq shpejt sa ata, shumë mirë potencialisht duke penguar më shumë njerëz të humbin jetën e tyre sot.”

Kryebashkiaku i Tulsa, GT Bynum shprehu “mirënjohjen e thellë” për reaguesit e parë që “nuk ngurruan sot t’i përgjigjen këtij akti dhune”.

“Burrat dhe gratë e Departamentit të Policisë Tulsa nuk hezituan”, tha kryebashkiaku.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika