Katër policët e bllokuar në veri, dërgohen në Leposaviq

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për RTV Dukagjini ka bërë të ditur se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri të Kosovës për shkak të barrikadave, kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit

Pamje nga vendi i ngjarjes FOTO: RTV Dukagjini





Situata e sigurisë të mërkurën në Mitrovicën e Veriut është e qetë.

Kështu ka raportuar ekipi i i gazetarëve të RTV Dukagjinit që gjendet në terren.

Ndërkohë, rrugët vazhdojnë të mbesin të bllokuara drejt pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për RTV Dukagjini ka thënë se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave, konfirmohet se kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.

“Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policorë të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, ka deklaruar Kelani.

Për të pestën ditë me radhë, në veri të Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve për heqjen e barrikadave në Veri, të njëjtat ende nuk janë larguar.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika