Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka informuar se nga 221 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Deri të hënën e 13 qershorit janë shëruar 6 qytetarë, derisa nuri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.255.
Në total numri i rasteve aktive është 48.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 0 doza të vaksinës kundër COVID-19 (të dieleve nuk ka vaksinim v.j.). Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.
Deri të shtunën e 13 qershorit, 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 102.974 doza përforcuese kundër COVID-19.