Katër raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje

Foto ilustruese

Brenda një periudhe 24-orëshe, janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ku si pasojë janë ndërmarrë masa nga organet e rendit.

Në Prishtinë, më 7 janar 2025 rreth orës 13:00, një mosmarrëveshje ka përfunduar me dhunë psikike ndaj një gruaje nga një burrë.

Rasti është proceduar sipas procedurave të rregullta me vendim të prokurorit.

Një tjetër rast u raportua në Prishtinë më 8 janar 2025, rreth orës 19:00, ku një burrë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.

Policia ka nisur veprimet e nevojshme për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

“Prishtinë  07.01.2025, 13:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. Prishtinë 08.01.2025-19:00. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme”, thuhet në raportin e PK-së. 

Një rast i ngjashëm ndodhi në Pejë më 8 janar, në orën 15:35, ku pas një konflikti verbal, një burrë dyshohet se i shkaktoi dhunë psikike një gruaje.

“Pejë  08.01.2025, 15:35. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psiqike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

I dyshuari u arrestua dhe, pas intervistimit, u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Gjakovë, po më 8 janar, rreth orës 14:00, një burrë në gjendje të dehur, dyshohet se tentoi të sulmonte fizikisht një burrë tjetër.

Edhe në këtë rast, i dyshuari u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika