Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar katër raste të reja dhe anjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga 523 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 32 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 282.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 162 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 902 mijë e 763 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 822 mijë e 641.
Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 102 mijë e 404.
Janë një milion e 827 mijë e 989 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më 16 maj, në Kosovë janë raportuar shtatë raste të reja me Covid-19, dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën.