Katër senatorë dalin me porosi për Kurtin e Vuçiqin, të zhgënjyer që s’pati marrëveshje për targat

Senatorja e lartë e ShBA-së Jeanne Shaheen dhe senatorët Ron Johnson, Thom Tillis e Chris Van Hollen kanë inkurajuar kryeministrin Kurti të shterojë të gjitha rrugët diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq





Senatorja e lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen është shprehur e zhgënjyer për mosarritjen e një marrëveshjeje në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave të automjeteve.

Një gjë të tillë e tha vet Senatorjua Shaheen gjersa shpërndau një deklaratë të përbashkët të saj me senatorët Ron Johnson, Thom Tillis e Chris Van Hollen.

“Jemi të zhgënjyer nga mungesa e progresit në gjetjen e një rruge diplomatike përpara ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Serbisë për ta zgjidhur çështjen e lëshimit të targave të lëshuara nga Kosova në entitetet serbe të Kosovës. Gjithashtu jemi gjithnjë e më të shqetësuar për rrezikun e dhunës dhe destabilitetit në rajon, i cili vë në rrezik dekada të paqes së fituar me vështirësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të senatorëve.

Krahas kësaj, gjersa ka shprehur mirënjohjet e saj për trupat e KFOR-it, ajo ka inkurajuar kryeministrin Kurti të shterojë të gjitha rrugët diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore me presidentin Vuçiq.

“Ne mbështesim përpjekjet e Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje dhe inkurajojmë kryeministrin Kurti të shterojë të gjitha rrugët diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore për këtë me presidentin Vuçiq. Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për trupat tona të KFOR-it që luajtën një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes në rajon”, thuhet tutje në deklaratë.

Të hënën e 21 nëntorit, në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar tri takime trilaterale dhe tri takime bilaterale përgjatë tetë orëve me presidentin e Serbisë në ndërmjetësimin apo lehtësimin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell dhe emisarin special për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Nga takimi në Bruksel nuk pati asnjë marrëveshje. Më vonë në po të njëjtën ditë, SHBA-të kërkuran nga  Qeveria e Kosovës që e njëjta të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje, kërkesë kjo e pranuar nga Kryeministri Kurti.

Çka u diskutua në Bruksel, kryeministria jep detaje nga takimi Kurti-Vuçiq





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika