Edhe të mërkurën e 30 nëntorit, në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, do të zhvillohen katër ndeshje, që mbahen nga dy në të njëjtën kohë.
Nga ora 16:00 do të luajnë Tunizia me Francën dhe Australia me Danimarkën.
Franca e ka konfirmuar kalimin e finales nga Grupi D, pasi ka grumbulluar gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para.
Në anën tjetër, Australia është e dyta në grup me tri pikë, ndërsa Danimarka e Tunizia kanë vetëm nga një pikë.
Australia dhe Danimarka janë përballur në fazën e grupeve edhe para katër vjetësh, ku dueli i mbajtur në Rusi ka përfunduar me rezultat 1:1.
Ndërkaq, nga ora 20:00, do të përballen Polonia dhe Argjentina, e gjithashtu edhe Arabia Saudite me Meksikën.
Sa i përket grupit C, udhëheq Polonia e cila ka katër pikë, ndërsa nga tri i kanë Argjentina e Arabia Saudite.
Meksika në këtë Botëror deri tani ka arritur vetëm një pikë, që i duhet të shënojë shumë gola për të vazhduar raundin për Kupën e Botës.
Problemi është që Meksika nuk ka gol të shënuar në Katar.
Meksikanët nuk kanë shënuar për 384 minuta në Kupën e Botës. Së fundi, kishin shënuar në ndeshjen e dytë në grup, në Kupën e Botës të vitit 2018, në Rusi.
Hera e fundit kur Meksika nuk kishte avancuar nga faza grupore në Botëror, ishte në vitin 1978.