Një person dyshohet se ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit në Klinë, ndërsa tre të tjerë nga mjetet e forta në mbrëmjen e së dielës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodhur në fshatin Jashanicë.
Gashi ka bërë të ditur se gjendja e të plagosurit nga arma e zjarrit është më e rënduar, teksa të tri viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Tre persona janë të lënduar, dy prej tyre me mjete të forta, derisa një tjetër dyshohet nga arma e zjarrit. Gjendja e këtij të fundit është më e rënduar. Ata janë dërguar për emergjencën e spitalit rajonal. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:41”, ka thënë Gashi.
Sipas Policisë, për momentin është një person i dyshuar dhe i njëjti është në arrati. Derisa, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.