Mbrëmja e së dielës u shoqërua me vrasjen e një 19-të vjeçari në qytetin e Vushtrrisë nga një bashkëmoshatari i tij, tutje mesditja e së hënës u shoqëru edhe me një vrasje të një gruaje nga ish-punëdhënësi i saj, vazhduar tutje me vetëvrasjen e këtij të fundit në Stanoc në qytetin e Vushtrrisë. Edhe orët e vona të mbrëmjes së të martës një tjetër vrasje në kryeqytet.
Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë pas gjuajtjes me armë zjarri në Prishtinë. Njëri nga të plagosurit nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar dhe është në kërkim.
Të shtënat me armë dhe plagosjen e dy personave e ka konfirmuar mbrëmë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Po ashtu, ajo ka konfirmuar se i dyshuari është identifikuar, dhe se policia është në kërkim të tij.
“Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.
Sinjali mbrëmë ka raportuar edhe për identitetin e viktimës, të personit që mbeti i plagosur si dhe të dyshuarit për rastin.
Njëri nga të plagosurit që nuk mundi t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë është Naser Gashi 62 vjec, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, dyshohet se kishte edhe një therje me thikë në gjoks.
Ndryshe, më 23 mars, të dielën, në Vushtrri vdiq një 19-vjeçar në Vushtrri. Dorasi dyshohet të jetë një bashkëmoshatar i tij. Ai është në paraburgim dhe e ka pranuar fajësinë.
Një ditë më pas, në Vushtrri ndodhi një vrasje e dyfishtë. Një burrë dyshohet se vrau një grua dhe më pas i dha fund jetës së vet. Ky rast ndodhi në fshatin Stanoc.