Pas shpërthimit në sheshin Taksim në Stamboll të Turqisë, i ndodhur të dielën e 13 nëntorit, ambasada e Kosovës në Ankara, ka deklaruar se ende nuk është bërë identifikimi i personave të vdekur dhe të të lënduarve si pasojë e këtij shpërthimi, teksa është pyetur se në mesin e tyre a gjendet ndonjë turist kosovar.
“Ende nuk kemi ndonjë informatë nëse ndonjë turist ose ndonjë shqiptar nga Kosova është lënduar. Momentin e parë që i kemi këto informata do t’i përcjellim te ju”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Po ashtu, është bërë e ditur se Këshilli i Lartë për Radio dhe Televizionin e Turqisë ka ndaluar transmetimin e lajmeve.
Ndryshe, të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në Stamboll më 13 nëntor.
Kështu bëri të ditur guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya. Ai shkroi në Twitter se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor.
İstiklal Caddesi'nde meydana gelen patlamada ilk belirlemelere göre 4 kişi yaşamını yitirdi, 38 kişi de yaralandı.
Yaralılarımız tedavi altına alınmıştır.
Hayatını kaybedenlere Allah'tan rahmet, yaralılara acil şifalar diliyoruz.
Gelişmeler kamuoyuyla paylaşılacaktır
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) November 13, 2022
Një video e postuar në internet tregoi flakët duke shpërthyer dhe një zhurmë të fortë, ndërsa këmbësorët u kthyen dhe ia mbathën.
Pamjet treguan ambulanca, zjarrfikëse dhe polici në vendngjarje të dielën. Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë. Përdoruesit e mediave sociale thanë se dyqanet ishin mbyllur dhe rruga u mbyll.
Guvernatori i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë se ka të vdekur dhe të lënduar nga shpërthimi me bombë që tronditi Turqinë, pak më parë.
“Sot rreth orës 16.20 ka ndodhur një shpërthim në rrugën Taksim Istiklal në lagjen tonë Beyoğlu. Në vendngjarje janë nisur ekipet tona të policisë, shëndetësore, zjarrfikëse dhe AFAD. Ka viktima dhe të plagosur. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar ai në Tëitter.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Transmetuesi CNN Turk tha se mbi 10 persona u plagosën. Rruga është një rrugë e mbushur me njerëz, e njohur nga turistët dhe vendasit, e rrethuar nga dyqane dhe restorante. Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 (13:30 GMT).
Në një video të kapur nga kamerat e sigurisë aty afër vendit të shpërthimit.
Shihet se si pak çaste para së të ndodhte shpërthimi, një grua ka vendosur një qante aty pranë.