Katër vota deri më tani në Soqanicë të Leposaviqit

Katër qytetarë deri më tani kanë votuar në fshatin Soqanicë të Leposaviqit, ku brenda një objekti komunal janë vendosur tri qendra votimi.

Kështu bën të ditur ekipi i RTV Dukagjinit i cili po qëndron në atë pjesë për të mbikëqyrur procesin e votimit.

Rreth dy mijë e 800 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë pjesë por vetëm katër prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

Në këtë fshat ishte i pranishëm ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të parë mbarëvajtjen e procesit deri më tani.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika