Kavajë, babai me dy djemtë e mitur mbytën në det

"Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas shqiptarë, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai  rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç)"

Babai me dy djemtë e mitur nga Kosova mbytën në det në Kavajë

Tre persona nga Tirana janë mbytur në det këtë të diel në Kavajë. Këta persona ishin pjesëtarë të një familjeje, babai rreth 55 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Shtetit, të cilët kanë njoftuar se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Shënim: Më herët nga Policia e Shtetit është raportuar se viktimat janë shtetas kosovarë, e më pas në një njoftim të përditësuar thuhet se janë nga Tirana.

Janë nga Tirana. Është raportuar fillimisht se ishin prej Kosovës por kur gjetëm dokumentet dhe i verifikuam, janë nga Tirana”, ka sqaruar Gent Mullai, zëdhënës i Policisë së Shqipërisë për Dukagjinin.

“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai  rreth 55 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e parë të policisë shqiptare.

“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjesëtarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim e përditësuar të policisë.

Ndërkaq, siç raporton “Euronews Albania”, ambulanca është vonuar mbi dy ore dhe në vendin e ngjarjes nuk kishte as roje bregdetare.

“Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje tha në një lidhje direkte se qytetarët e pranishëm kanë thënë se ambulanca ka ardhur një orë e gjysmë me vonesë. Gjithashtu ajo ka shtuar se në vendin ku ndodhi tragjedia nuk kishte as roje bregdetare”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika