Kaya: 70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Kahramanmarash dhe tre të tjerë në Hatay

Kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya, ka thënë se 70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Kahramanmarash dhe tre të tjerë në Hatay

Pamje nga tërmeti në Turqi

70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmarash të Turqisë dhe tre të tjerë në Hatay.

Kështu ka thënë kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya, i cili ka theksuar se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.

Ai kritikon Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po u ndihmojnë familjeve të prekura nga tërmeti.

Evren Kaya ka thënë se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për t’i ndihmuar shqiptarët në Turqi.

“Tani në Kahramanmarash 70 veta na kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre persona shqiptarë kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju tregoj. Tani për ushqim nuk është problem, por për t’u ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga po mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë”, ka thënë ai, shkruan KP.

Ai ka treguar se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti po kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefoni nuk na ka bërë hiç prej Kosovës. Ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxherri dhe krejt ata që janë kryetarë”, shprehet ai.

Më tej, Kaya shprehet se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.

“Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës ka dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Edhe ai është në fshatin tonë për momentin, si po e pyes diçka po nis të qajë se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.

Nga tërmeti prej 7,8 ballësh në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.

Ministria e Punëve të Jashtme deri tash nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me shqiptarët në Turqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika