Shkrep Balidema, nënkryetar i Federatës për kajakim të Kosovës në emisionin Reload në TV Dukagjini ka folur për “Kayak Fest 2024” i cili do të mbahet në Batllavë nga 9 deri më 11 gusht.
Ai ka thënë se kajaku është risi në Kosovë sepse deri më tani fokusi ka qenë tek sportet e tjera si futbolli, mirëpo ai ka thënë se këtë sport e kanë nisur me entuziasëm dhe me vullnet.
Ai ka thënë se Federata e Kajakimit e Kosovës është ani pse është hapur vonë, njihet ndërkombtarisht. Ai ka thënë se kjo federatë ka klube, ka atletë e pajisje dhe se janë të gjitha mundësit për tu zhvilluar si sport.
Balidema ka thënë se “Kajak Festivali” po mbahet për herë të parë në Kosovë.
“Jemi mundu pak a shum që fokusin me pas te promovimi i sportit të kajakut, normal me aktivitete, me lodra me muzikë, kamping dhe gjitha të mirat faktikisht që na i mundëson hapësira që e kemi zgjedh për me majt këtë festival”, ka thënë Balidema.
Ai tutje ka treguar edhe për kapacitetin e kampingut në festivalin e kajakut.
“Hapësira mundet me i mbajt diku 2 mijë deri në 3 mijë vetë, besoj se është e mjaftueshme, kurse kjo pjesa e kampingut janë diku rreth 30 shatora që munden njerzit me fjetë, por është bë në atë formë që me bë me rezervim për shkak se po tutemi që ka me qenë interesimi aq i madhë… kështu që e kemi bë një link ku mundet me hi cdo njëni me rezervu shatorin”, ka thënë ai.
Më tej si rregull bazë për sportin e kajakut Balidema ka thënë se “me dit not”.
Balidema ka thënë se sa i përket kajakimit, Kosova në vitet e 60-ta ka pasur një histori suksesi. Ka qenë Klubi Trepça i cili ka marrë pjesë në gara nëpër Jugosllavi dhe ka diku 28 medalje, por që ajo histori është mbyllur dhe thuajse është harruar për një kohë të gjatë.
Në festival, do të prezantohet edhe kjo histoi e suksesit përmes disa pajisjeve dhe fotografive të cilat janë siguruar nga klubi.