Kazinotë në Karaçevë, policia ende në heshtje

Cështja  kufirit mes Koovës dhe Serbisë duket se ëhstë nhjë temë që jo në një të ardhme të afert pritet të zgjidht. Krejt kjo sipas njohësve të cështjve politik është shkaku I tensionve në Bruksel mes dy palëve aktualishtë

Kazinotë në Karaçevë

Derisa biznesi ilegal i lojërave të fatit po zhvillohet i papenguar në Karaçevë, Polica e Kosovës po vazhdon të qëndrojë e heshtur.

Ndonëse në adresë të tyre nga RTV Dukagjini, janë nisur disa pyetje për të marrë sqarime në lidhje se a janë në dijeni për këtë veprimtari, ky institucion i sigurisë po qëndron i heshtur.

Pa informacione për këtë çështje u shfaq edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, një ditë më parë në konferencë për media.

Ndërkohë, vendi ku këto biznese po ushtrojnë të veprimtari ilegale, ka një status interesant.

Që nga koha e Marrëveshjes së Kumanovës janë dhjetra hektarë tokë në këtë zonë që nuk menaxhohen as nga Kosova e as nga Serbia.

Menaxhimin e tyre e bënë misioni i KFOR-it.

Tani kjo situatë vlerësohet të jetë një problem politik mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa sipas Visar Ymerit një temë e tillë duhet të hapet në Bruksel.

“ Kjo cështje do të ngjallë shumë reagime dhe problem  pasi ka disa pika në tërë kufirin që është kogja e gjatë e që ka kontestime siq është në Karacevë e në Veri dhe ka mundësi që Serbia do të shfrytëzojë këtë id të emarkacionit në mënyrë që të marr sa më shumë hektar që do ti takojnë Koovës”, ka thënë Ymeri.

Ymeri, tërheq vërejtjen që institucionet vendore duhet të kenë parasysh që kur të vendoset për këtë ëështje delikate, të sqarohet mirë metodologjia e cila duhet të përdoret për të zgjidhur këtë ëështje.

Një gjë të tillë Ymeri e thekson edhe për shkak të përvojës me demarkacionin me Malin e Zi.

“ Librat dhe regjistrat kadastral që janë përdorur më të cilet pastaj në Kosovën po mendojnë se kanë humbur disa hektarë. Pikërisht ër shkak të përdorimit të metodologjis të librave kadastral dhe nëse e njëjta përdoret tash edh Serbin po rë njëjtit  ekspert thonë se dëmët  e humbjes së tokes më Serbin do të jetë më e madhe se me Malin e Zi”, ka shtuar Ymeri.

Se kjo temë është mjaft  vështirë dhe ka pak gjasa që në një të ardhme të afërt të preket e thotë edhe profesori, Milazim Krasniqi.

“Nuk ka gjasa të mbrriht në kët pikë më dinamiken që po zhvillohet në Bruskel. Kufiri i pademarkuar është vatër  korrupsionit kontrabandes andaj Bashkimi Evropian duhet që sa më parë të kërkojn një diskutim të till. Andaj edhe jo rastësishtë u pranu këto ditë nga Serbia se kanë hyrë grupe të armatosura”, ka thënë Krasniqi.

Zona e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në Karacevë, vazhdimisht ka nxitur shqetësimin e palës kosovare, edhe për faktin se në këtë zonë shpesh herë xhandarmëria serbe janë shfaqur edhe në pika që besohet se janë territor i Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika