“Krusha” reagon për refuzimin e aplikimit për grante nga Ministria e Bujqësisë

Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka bërë të ditur se, pas refuzimit të aplikimit të tyre për grant bujqësor nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë, ata kanë paraqitur një ankesë për të kundërshtuar vendimin, por edhe ajo është refuzuar, duke theksuar zhgënjimin e tyre ndaj mungesës së mbështetjes institucionale

Foto ilustruese

Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka reaguar në lidhje me refuzimin e aplikimit për grante nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.

Krusha përmes një postimi në “Facebook” shprehën shqetësimin dhe zhgënjimin lidhur me refuzimin e granteve që nga viti 2015 e tutje.

Sipas njoftimit të “Krushës” refuzimi i aplikimit për grante ka qenë arsyetimi se mungojnë dokumente plotësuese lidhur me trajtimin e ujërave dhe përshkrimin teknologjik të procesit të prodhimit.

” Kooperativa Bujqësore “Krusha” shpreh shqetësimin dhe zhgënjimin e saj lidhur me vendimin e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), e cila refuzoi aplikimin tonë për grante me arsyetimin se mungonin dokumentet plotësuese lidhur me trajtimin e ujërave dhe përshkrimin teknologjik të procesit të prodhimit. Dëshirojmë të theksojmë se thirrja për aplikim ishte e hapur gjatë vitit 2023, ndërsa vendimi për refuzimin e aplikimit tonë është kthyer në vitin 2024. Ky vonim në shqyrtim dhe dhënie të përgjigjes ndikon negativisht në planet dhe operacionet tona, duke dëmtuar mundësitë për zhvillim dhe investim'”, thuhet në reagimin e tyre.

“Krusha” u shpreh edhe për kohën edhe pse janë shpallur fitues të grantit, subvencionimi nuk ka shkuar deri në fund shkaku i disa vështirësive procedurae nga ana e institucioneve.

“Për më tepër, dëshirojmë të sqarojmë se KB “Krusha” nuk ka përfituar asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) që nga viti 2015. Në atë kohë, edhe pse u shpallëm përfitues, procesi u shoqërua me vështirësi dhe pagesa e grantit nuk u realizua plotësisht për shkak të problematikave procedurale nga ana e institucioneve. Që nga ai vit, nuk kemi marrë asnjë mbështetje nga MBPZHR, pavarësisht rolit tonë të rëndësishëm në sektorin e bujqësisë dhe eksportit. Pas vendimit të refuzimit, ne paraqitëm ankesë në përputhje me procedurat ligjore dhe shpresuam në një rishikim të drejtë dhe të paanshëm. Megjithatë, vendimi u kthye përsëri si refuzim, këtë herë duke u bazuar vetëm në një pikë të vetme, duke krijuar përshtypjen e një trajtimi të padrejtë. Agjencia sugjeroi që të ndjekim rrugën gjyqësore për ta sfiduar këtë vendim, por një procedurë e tillë paraqet sfida të mëdha për një organizatë si e jona.Dëshirojmë të falënderojmë Komisionin Evropian, GIZ-in gjerman, USAID-in, SwissContact donatorët vendor dhe ndërkombëtar, bizneset dhe fermerët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, e cila ka qenë thelbësore për funksionimin tonë. Falë tyre, KB “Krusha” ka arritur të eksportojë produkte bujqësore në tregjet e Evropës dhe SHBA-së, duke promovuar bujqësinë kosovare në nivel ndërkombëtar”, vijon tutje.

Me gjithë këtë kontribut dhe përkushtim, që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë mbështetje nga MBPZHR. U bëjmë thirrje institucioneve të shqyrtojnë me kujdes politikat e tyre për të siguruar që organizatat si KB “Krusha”, që japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, të trajtohen me drejtësi dhe të marrin mbështetjen e merituar.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika