KB Peja shkëput marrëveshjen me 4 lojtarë të huaj

Rodney Purvis, Isiah Umipig, Ivan Koljeviq dhe Khaliq Spicer janë katër basketbollistët që janë larguar nga KB Peja, njofton faqja zyrtare e klubit

Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar për largimin e 4 basketbollistëve të huaj.

Nga foleja e “Shqiponjave” janë larguar: Rodney Purvis, Isiah Umipig, Ivan Koljeviq dhe Khaliq Spicer.

“KB Peja njofton se ka nderprerë me marrveshje të dyanshme kontratat me lojtarët Rodney Purvis, Isiah Umipig, Khaliq Spicer, Ivan Koljevic. Klubi u dëshiron çdo të mirë lojtarëve në vazhdim dhe i falënderon shumë për kontributin e tyre në klub”, shkruan Peja në faqen zyrtare.

Megjithatë pejanët nuk po qëndrojnë duarkryq, pasi ata kanë zyrtarizuar menjëherë basketbollistin më të ri në ekip, Larry Thomas, derisa së shpejti pritet të transferojnë edhe lojtarë të tjerë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika