KB Trepça ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare

Klubi basketbollistik, Trepça, ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare, duke mposhtur në finale Tiranën, në palestrën Minatori

Foto gjatë zhvillimit të ndeshjës

Të enjten e 6 tetorit klubi basketbollistik Trepça ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare, duke mposhtur në finale Tiranën, në palestrën Minatori në qytetin e Mitrovicës.

Trepça ka arritur të triumfojë 92-52 ndaj Tiranës.

Trepça e filloi dominimin që në çerekun e parë, duke e marrë epërsinë 15-35.

Çereku i dytë ishte 18-21, ku Trepça triumfoi me vetëm tri pikë.

Në periudhën e tretë, Trepça riktheu dominimin e plotë, duke e lejuar kundërshtarin të shënojë vetëm tetë herë, kurse çereku i fundit përfundoi 11-10 për Tiranën.

Për Trepçën, Andrw Gordon dhe Erjon Kastati, ishin më meritorët në këtë triumf me nga 16 pikë.

Ndërsa, për ekipin kundërshtar Seta Brown me 15 pikë.

Trepça në finale kaloi pasi mposhti Golden Eagle Ylli, kurse Tirana shkoi pa lojë, pasi Vllaznia u tërhoq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika