KDI kërkon nga Qeveria mosndërhyrje, dhe nga gjyqësori efikasitet

Raportet në mes ekzekutivit dhe gjyqësorit janë cilësuar sikurse "shumë të rëndësishme" nga ana e KDI-së e veçanërisht në kohën e procesit të vetting-ut. KDI ka kërkuar që Qeveria e Kosovës që të mos ndërhyjë në punët e gjyqësorit dhe nga gjyqësori dhe KPK ka kërkuar që të përdorin mekanizmat e nevojshëm disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me trajtimin jo-adekuat të rasteve

Ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që kjo e fundit të ndërpresë tendencat për ndërhyrje në punën e gjyqësorit.

Një reagim i tillë nga KDI-ja vjen pas kritikave ndaj gjyqësorit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të dielën në një konferencë.

“KDI konsideron se qasja e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj situate – duke kërkuar shkarkime dhe dorëheqje të akterëve të sistemit të drejtësisë, përbën ndikim në pavarësinë dhe punën e gjyqësorit. Kushtetuta e definon qartazi parimin e ndarjes, kontrollit dhe balancimit të pushteteve, andaj ndërhyrjet e Qeverisë në forma të tilla cenojnë standardet dhe parimet themelore të demokracisë kushtetuese. Për më tepër, legjislacioni parasheh mekanizma të llogaridhënies ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, që janë aktualisht rruga e vetme për t’i thirrur në përgjegjësi të njëjtit lidhur me punën e tyre”, ka shkruar KDI, në Facebook.

Përpos Qeverisë së Kosovës, KDI-ja ka bërë edhe një thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës që të dyja të përdorin mekanizmat e nevojshëm disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me trajtimin jo-adekuat të rasteve.

Sipas KDI-së, raportet në mes institucioneve të drejtësisë dhe ekzekutivit janë shumë të rëndësishme e sidomos në prag të një procesi “kaq të ndjeshëm e kompleks, siç është Vetting-u”.

Dorëzohet në kuvend, dokumentacioni për vetting në drejtësi

Të dielën, gjersa ka njoftuar dorëzimin e dosjes së dokumentave për Vetting-un në Kuvend krahas Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Kryeministri Kurti ka kritikuar sistemin gjyqësor duke thënë se, sipas të dhënave për vepra penale të dhunës seksuale, mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.

Më vonë atë ditë, Këshilli Prokurorial dhe Prokurori i Shtetit kanë shprehur shqetësimin e tyre pas deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilat sipas KPK-së, po bëhen vetëm për konsum dhe agjendë politike nga ana e tij, njëherësh KPK-ja i ka cilësuar deklaratat e tij sikurse “të pasakta”.

Reagon KPK-ja dhe Prokurori i Shtetit: Kryeministri po jep informata të pasakta

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika