KDI: Komisionit për Rezerva i ka skaduar mandati më 21 mars, mbledhja e sotme ishte e paligjshme

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për skandalin me rezervat shtetërore në Ministrinë e Tregtisë ishte në shpërputhje me Ligjin për Hetim Parlamentar, vlerëson KDI

Ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se Komisioni Hetimor Parlamentar për skandalin me rezervat shtetërore në Ministrinë e Tregtisë që mbajti mbledhjen e radhës, ishte në shpërputhje me Ligjin për Hetim Parlamentar.

Kjo sepse, sipas tyre, mandati i këtij komisioni ka përfunduar më 21 mars të këtij viti, pasi kanë kaluar gjashtë muaj nga data e themelimit të tij nga Kuvendi më 21 shtator të vitit 2023.

“Ligji për Hetim Parlamentar e thotë shprehimisht që Komisioni hetimor themelohet në datën e marrjes së vendimit të Kuvendit për themelimin e tij dhe mandati i tij është 6 muaj. Sipas Ligjit, në mënyrë që Komisionit hetimor t’i vazhdohet mandati, kryetari i komisionit duhet t’i drejtohet me kërkesë Kryesisë së Kuvendi, pas aprovimit të secilës vazhdimi i mandatit të komisionit hetimor duhet të votohet në seancë”, njofton KDI.

Sipas KDI, çdo mbledhje e këtij Komisioni që mbahet pa iu vazhduar mandati nga Kuvendi, duke përfshirë edhe atë të mbajtur sot, “janë të jashtëligjshme”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika