KDI: Raportimi i kryeministrit në kuvend rreth dialogut është detyrë kushtetuese

Raportimi i Kryeministrit para Kuvendit përveç që është detyrë kushtetuese, është jetik për të mirëmbajtur një standard të qeverisjes demokratike dhe të përgjegjshme, thonë nga KDI-ja

Ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës e mirëpret informimin e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bislimi në konferencë, gjatë së cilës u shpalosën detaje rreth zhvillimeve në takimin e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Informimi i publikut rreth zhvillimeve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sipas KDI-së, është thelbësor në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies publike, si dhe rritjen e besimit qytetar në këtë proces.

Megjithatë, siç thonë nga KDI, kjo nuk e aminston kryeministrin nga përgjegjësia që pas deklarimeve të sotme alarmante, të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme.

“Raportimi i kryeministrit para Kuvendit, përveç që është detyrë kushtetuese, është jetik për të mirëmbajtur një standard të qeverisjes demokratike dhe të përgjegjshme. Në këtë drejtim, edhe subjektet politike opozitare duhet të ushtrojnë rolin e tyre parlamentar që të mbajnë llogaridhënës ekzekutivin, duke kërkuar raportime të rregullta të kryeministrit rreth dialogut me Serbinë”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Paraqitja e ekzekutivit në konferenca për media pas takimeve në kuadër të dialogut konsiderohet pozitive.

“Por nuk mund të jetë zëvendësim për obligimet kushtetuese ndaj institucionit të Kuvendit, në përputhje me parimet demokratike të ndarjes dhe balancimit të pushteteve”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika