Komisioni Evropian pranoi se në raportin vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim të vizave, të publikuar më 5 dhjetor, gabimisht ka vendosur një pasues ku Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi i kërkohej që t’i vendosnin regjimin e vizave Kosovës.
Pas këtij lajmi, ka reaguar Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, i cili ka pretenduar se meritat për këtë gjë i ka Vjosa Osmani, e cila ka biseduar me presidenten e KE-së, Ursula von Der Leyen, në samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë.
“Pas bisedës se sotme te Presidentes Vjosa Osmani me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë”, ka shkruar Vela.
Pas bisedes se sotme te Presidentes @VjosaOsmaniPRKS me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula @vonderleyen gjate samitit BE-Ballkani Perendimor ne Tirane ⬇️https://t.co/TfzMpiH6DC
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 6, 2022
Komisioni Evropian tha se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e saj dhe mbështet fuqishëm liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon që regjimi i vizave në Zonën Shchengen të hiqet pa vonesa për kosovarët, raporton REL.
KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës