KE-ja e gatshme të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe skeptikëve për vizat

Komisioni Evropian ka pranuar se shtetet skeptike ndaj liberalizimit të vizave për Kosovën kanë shqetësime sa i përket luftimit të korrupsionit, pretendime për azil të rrejshëm. Ky institucion i ka thënë RTV Dukagjinit se është i gatshëm që të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe këtyre shteteve për largimin e shqetësimeve

Është ndër institucionet e pakta evropiane që tash e katër vjet bën thirrje për heqjen e vizave ndaj kosovarëve.

Komisioni Evropian është i bindur se Kosova ka plotësuar kriteret, mirëpo kështu vazhdojnë të mos mendojnë disa shtete të mëdha brenda BE-së.

Por, Komisioni Evropian ka deklaruar për RTV Dukagjini se është i gatshëm ndërmjetësojë mes këtyre shteteve dhe Kosovës për të eliminuar paqartësitë.

“Komisioni është i gatshëm të mbështesë punën dhe bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës për të adresuar këto çështje”.

KE-ja ka treguar dilemat që shtetet si Franca e Holanda kanë ndaj liberalizimit të vizave.

“Ne pranojmë se disa shtete anëtare mbajnë shqetësime në pritje për çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit, pretendimet e rreme për azil dhe siguria e dokumenteve të mbuluara nga udhërrëfyesi”.

Kur përmend udhërrëfyesin, Komisioni ka fjalën për atë të vitit 2012, kriteret e të cilit KE-ja thotë se janë plotësuar nga Kosova.

Komisioni Evropian thotë se brenda institucionit nuk ka diskutime për një udhërrëfyes të ri me kritere shtesë ndaj Kosovës.

Sqarimi i KE-së vjen pas deklaratës të komisionarit të BE-së, Oliver Varhelyi, i cili tha se Komisioni është i gatshëm që, bashkë me vendet anëtare, të përpilojë një udhërrëfyes shtesë për të adresuar disa shqetësime specifike.

Këto shqetësimet dhe dilemat për vizat do ta dërgojnë në Bruksel ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Kabineti i tij i ka konfirmuar RTV Dukagjinit se Sveçla udhëton gjatë së mërkurës, për ta takuar Komisioneren e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johanson.

Mirëpo, MPB-ja nuk ka dhënë detaje të tjera.

Përveç Komisionit, thirrje për liberalizimin e Kosovës ka bërë edhe Parlamenti Evropian.

Çelësin e vizave vazhdon ta mbajë Këshilli i ministrave të vendeve anëtare të BE-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika