Një lajm shumë i mirë dhe shumë i papritur. Warner Bros ka vendosur që të bëjë një vazhdim të filmit “Constantine”. Ky film i cili u ringjall pas 17 vjetësh, por edhe aktori me famë botërore Keanu Reeves po kthehet si personazhi (demonologu) John Constantine, thriller-it të Francis Lawrence të vitit 2005.
Aktori e portretizoi për herë të parë personazhin në filmin “Constantine” të bazuar në DC Comics në vitin 2005, me një vazhdim, Constantine 2, tani do të vazhdojë punën me Warner Bros, shkruan Variety.
Francis Lawrence gjithashtu do të rikthehet si regjisor pas debutimit të tij me origjinalin, që do të thotë se ai dhe Keanu, 58 vjeç, do të ribashkohen për një pjesë të dytë të thriller-it të mbinatyrshëm.
Skenari do të shkruhet nga Akiva Goldsman, e cila gjithashtu do të prodhojë projektin përmes Weed Road Pictures, së bashku me Bad Robot’s J.J. Abrams dhe Hannah Minghella.
Detajet e vazhdimit po mbahen të fshehta, por vetë Keanu më parë ka shprehur dashurinë e tij për rolin, kështu që nuk është çudi që ai po rikthehet.
Përshtatur nga komikët e DC, John Constantine është një ekzorcist që përpiqet të kthejë peshoren në betejën midis së mirës dhe së keqes në favor të tij. Në gjendje të shohë demonët dhe engjëjt që ndikojnë te njerëzit e rregullt, Konstandini detyrohet të dërgojë çdo demon të fundit në ferr, duke forcuar kështu vendin e tij në parajsë. Vitin e kaluar Reeves ka thënë se Konstandini është në krye të listës të personazheve në të cilët do dëshironte të rikthehej.
Ky vazhdim është pëshpëritur në mesin e fansave për kohë të gjatë, veçanërisht pas ribashkimit të madh 15-vjeçar, të Reeves dhe Lawrence kur morën pjesë në Comic-Con. Plus që vetë ylli ka shprehur hapur interesin për t’u rikthyer në luftën e shenjtë të ndezur në rrugët e Los Angeles-it. “Unë thjesht e doja atë botë,” tha Reeves për Variety, “dhe e dua atë personazh.”