KEDS: Elektroseveri ka filluar instalimin e njehsorëve të rrymës në veri

Kontraktori Elektrosever, në bashkëpunim me KEDS-in, ka filluar vendosjen e 5 mijë njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës, duke përmirësuar shërbimet dhe sigurinë e furnizimit me energji për konsumatorët. Deri tani, mbi 100 mijë njehsorë të tillë janë instaluar në të gjithë territorin

FOTO: KEDS - 26 prill 2024

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, të premten ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këta njehsorë, janë të teknologjisë së fundit, që do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, ka njoftuar zyra për informim e kësaj kopmanie.

KEDS-i gjithashtu ka njoftuar se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika